Qeveria 1 miliard lekë për diferencat në pagë në Prokurorinë e Përgjithshme, KLP, KLGJ, SPAK, KQZ dhe Avokatin e Popullit

Aktualitet | 3 vite më parë

Qeveria, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, vendosi akordimin e një fondi shtesë, në zërin e shpenzimeve korrente, në masën 1 000 000 000 (një miliard) lekë, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për pagesën e një pjese të diferencës së pagës së magjistratit, sipas arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo diferencë jepet për institucionet e rivlerësimit kalimtar të magjistratit, që nga momenti i krijimit të tyre dhe për institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë, që nga data 1 janar 2019 e në vazhdim, shkruan rtsh.al. Shlyerja e pagesës bëhet nga institucionet e sistemit të drejtësisë, brenda datës 15.1.2024.

Fondi do të ndahet:

a) Për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme shtohet fondi prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh;

b) Për institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh;

c) Për institucionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor shtohet fondi prej 350 000 000 (treqind e pesëdhjetë milionë) lekësh;

ç) Për institucionin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtohet fondi prej 60 000 000 (gjashtëdhjetë milionë) lekësh;

d) Për institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shtohet fondi prej 2 000 000 (dy milionë) lekësh;

dh) Për institucionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shtohet fondi prej 60 000 000 (gjashtëdhjetë milionë) lekësh;

e) Për institucionin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shtohet fondi prej 25 000 000 (njëzet e pesë milionë) lekësh;

ë) Për institucionin e Komisionerëve Publikë shtohet fondi prej 22 000 000 (njëzet e dy milionë) lekësh;

f) Për institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shtohet fondi prej 13 000 000 (trembëdhjetë milionë) lekësh;

g) Për institucionin e Avokatit të Popullit shtohet fondi prej 4 000 000 (katër milionë) lekësh;

gj) Për institucionin e Shkollës së Magjistraturës shtohet fondi prej 54 000 000 (pesëdhjetë e katër milionë) lekësh.

Fondi prej 1 000 000 000 (një miliard) lekësh do të përballohet nga fondi i kontingjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2023.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme