Rama publikon pamje nga Alpet: Para pak vitesh të izoluara, sot të frekuentuara nga turistët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social Facebook me pamje nga Alpet shqiptare, për të cilat shprehet se deri para pak vitesh ishin të izoluara gjatë dimrit, ndërsa sot janë të frekuentuara nga turistët.
“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Alpet, deri pak vite më parë të izoluara gjithë dimrin e gjatë, e sot të frekuentuara nga turistë e të apasionuar pas sporteve natyrore e të aventurës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



