Në prag të Krishtlindjes Papa Françesku shprehu lutje të veçantë për vendet në luftë, por edhe për ata “që vuajnë nga varfëria, nga uria, nga skllavëria

Aktualitet | 3 vite më parë

Papa Françesku është lutur të dielën për ata që vuajnë nga lufta, mjerimi, uria dhe skllavëria dhe u ka bërë thirrje besimtarëve të mos i ngatërrojnë Krishtlindjet me konsumizmin, raporton agjencia “AP”.

Në këtë të diel të fundit të Ardhjes, në prag të Krishtlindjes, Papa shprehu lutje të veçantë për Palestinën, Izraelin, Ukrainën, por edhe për ata “që vuajnë nga varfëria, nga uria, nga skllavëria”.

 “Ne jemi pranë vëllezërve dhe motrave tona që vuajnë nga lufta. Ne mendojmë për Palestinën, Izraelin, Ukrainën. Ne mendojmë edhe për ata që vuajnë nga mjerimi, uria, skllavëria”, ka thënë Papa Françesku teksa iu drejtua njerëzve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit për lutjen.

Ai u bëri thirrje njerëzve “të mos e ngatërrojnë festën me konsumizmin” dhe të shijojnë Krishtlindjet “në thjeshtësi dhe duke i ndarë me ata që u mungojnë nevojat ose u mungon shoqëria”.

Papa Françesku pritet të kremtojë meshën e Krishtlindjeve të dielën mbrëma në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe të japë mesazhin e tij tradicional të Ditës së Krishtlindjes, Urbi et Orbi, të hënën.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme