Fier/ Lihen në burg dy të ndaluarit për trafikim të veprave të artit

Aktualitet | 3 vite më parë

“Arrest me burg” ka dhënë gjykata e Fierit ndaj Shpëtim Kalemit dhe Pandeli Petanit të akuzuar për trafikim të veprave të artit.

Ata u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Vlera “ku u gjetën e sekuestruan piktura dhe ikona me vlerë 1.5 milionë euro. 

Në seancën e kryesuar nga Miranda Nakaj, pala mbrojtëse  ka paraqitur kuponat e blerjeve në Greqi dhe zhdoganimit të mallit, ndërsa hodhi poshtë akuzat pasi deklaron se bëhet fjalë për objekte  të vjetra që shiten në treg të zi me vlerë shumë të ulët.

Prokuroria e përfaqësuar nga Elvis Alliaj deklaron se ka përgjime ambjentale që mbështesin akuzën.

Më tej pritet ekspertiza e detajtuar mbi objektet e sekuestruara  si dhe komunikimi me palën greke, nëse dy të akuzuarit janë të përfshirë në trafikun e  paligjshëm të veprave të artit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme