“Strategjia për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit”, Balla: Viktima të vendoset në qendër të vëmendjes

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në fjalën e tij gjatë prezantimit të “Strategjisë ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit 2024-2030”, garantoi se kjo strategji do të ketë angazhimin e plotë të strukturave të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit për mbrojtjen e viktimave të veprave penale dhe viktimave me nevoja specifike mbrojtjeje.
Balla theksoi se ka ardhur momenti që viktima të vendoset në qendër të vëmendjes.
“Mendoj se kemi shumë për të bërë dhe strategjia ka ardhur në momentin e duhur për të vendosur viktimën në qendër të vëmendjes., duke i ofruar të drejtën për informim, akses të ndihmës juridike.
Strategjia për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit do të ketë gjithë angazhimin e plotë të strukturave të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit për mbrojtjen e viktimave të veprave penale dhe viktimave me nevoja specifike mbrojtjeje”, tha Balla.
Ministri u shpreh se duhet incentivuar gatishmëria e viktimave për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për t’i garantuar viktimave integrim në shoqëri.
“Ne nuk kemi mekanizmat e duhur se si të vijmë menjëherë në ndihmë dhe incentivojmë gatishmërinë e viktimave që të bashkëpunojnë me drejtësinë, por edhe t’u tregojmë se shoqëria nuk i stigmatizon, por përkundrazi i vlerëson dhe u lë të kuptojnë se jeta pas këtij momenti do jetë shumë më e bukur.
Duhet t’i garantojmë integrim. Na duhet të bëjmë ç’është e mundur, për ta jetësuar”, u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



