Rrjedhje gazi në Thumanë- Policia shoqëron pronarin e pikës së tregtimit të gazit

Në Mamurras dhe Fushë Mamurras, mësuesit kanë ndërprerë orët e mësimit, dhe nxënësit janë nxjerrë nga shkolla gjatë të enjtes për shkak të ajrit të ndotur në zonë dhe erës së padurueshme.
Bashkia e Kurbinit tha se struktura e mbrojtjes civile e njoftuar për rastin verifikoi situatën në terren, ku konkludoi se burim i ndotjes ishte një pikë gazi në zonën e Thumanës në Krujë.
Nga hetimet e para dyshohet për një rrjedhje gazi aksidentale, ndërkohë që policia ka shoqëruar pronarin e pikës së tregtimit të gazit dhe po kryen verifikimet.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



