Ushtria izraelite intensifikon sulmet në Khan Yunis

Mediat izraelite raportuan se ushtria e vendit sulmoi objektiva pranë qytetit Khan Yunis në Gazën jugore.
Gazeta ”Times of Israel” citoi raportet palestineze se forcat izraelite kishin filluar një bombardim intensiv të objektivave në qytet që ata thanë se ishin të lidhura me Hamasin.
Më herët, dhjetëra tanke izraelite përparuan në Rripin jugor të Gazës dhe u panë pranë Khan Yunis, raportoi gazeta izraelite.
Dëshmitarët okularë kishin parë edhe automjete të blinduara dhe buldozerë.
Ushtria izraelite njoftoi se po zgjeronte fushatën e saj tokësore në “të gjitha zonat” e Rripit të Gazës, duke nxitur thirrje të reja për Izraelin që të mbronte civilët palestinezë ndërsa persekuton militantët e Hamasit.
Organizatat humanitare flasin për vuajtje “të patolerueshme” të popullatës civile.
Izraeli akuzon Hamasin për sulme nga zonat e banuara dhe spitalet dhe për përdorimin e civilëve si mburoja.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



