Moti – Dita e sotme do jetë me reshje shiu dhe bore paradite. Kushte më të mira pasdite

Mesdheu mbetet në ndikimin e zonës me presion të ulët atmosferik duke sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.
E Mërkurë, 29 Nëntor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu në perëndim me intesitet mesatar, reshje bore ne veri, ne mbrëmje do të kemi përmirësim. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 4/8°C
- Zonat e ulëta 10/17°C
- Zonat bregdetare 12/18°C
Kosovë
Kosova për dt. 29 Nëntor 2023 do të ketë vranësira reshje shiu dhe reshje bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C – 3°C në mëngjes deri në 3°C – 7°C gradë Celsius në mesditë.
E Enjte, 30 Nëntor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje shiu në veriperëndim dhe reshje bore në veri . Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 3/12°C
- Zonat e ulëta 10/20°C
- Zonat bregdetare 13/20°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




