25-vjetori i Kushtetutës, Begaj: Drejtësia të afrohet para qytetarëve me eficiencë, barazi para ligjit e transparencë

Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij në seancën solemne me rastin e 25-vjetorit të Kushtetutës në Kuvendin e Shqipërisë, deklaroi se synim mbetet afrimi i drejtësisë me eficiencë, barazi para ligjit e transparencë, te qytetarët shqiptarë.
Begaj theksoi se sistemi i drejtësisë po përballet me një sfidë të madhe dhe kjo sipas tij, për shkak të numri të madh që gjykatat kanë në shqyrtim.
Presidenti u shpreh më tej se “rishikimi i Kushtetutës për shkak të zhvillimeve e realiteteve të reja duhet vlerësuar me kujdes, maturi, e ekspertizë, duke mbajtur në vëmendje të ardhmen evropianë, parimet themelore e shtyllat kryesore të saj”.
“Sistemi i drejtësisë po përballet me një sfidë të madhe, për shkak të numrit të madh që gjykatat kanë në shqyrtim.
Duhet të mendojmë zgjidhje sa më të shpejta dhe efektive. Synimi ynë është që drejtësia të afrohet para qytetarëve me eficiencë, barazi para ligjit, transparencë.
Dita për të vlerësuar dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese. Roli i saj në këto vite ka ndihmuar në tre drejtime”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



