Reshje shiu dhe dëbore në vend, ARRSH: Nuk kanë sjellë probleme rrugore, drejtuesit të ulin shpejtësinë

Aktualitet | 3 vite më parë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se reshjet e shiut në rajonin jugor dhe qendror të vendit nuk kanë sjellë probleme rrugore, në të cilat qarkullimi vijon normalisht. Sa i përket veriut, i cili është përfshirë nga bora, grupet e punës janë në terren me mjete për pastrimin e rrugëve.

Sakaq ARRSH i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

“Në Rajonin Jugor dhe Qendror moti ka qenë i vranët me reshje shiu pa intensitet, pa sjellë probleme në akset rrugore, qarkullimi vijon normalisht.

Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore me intensitet, grupet e punës janë në terren me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, si në:  Kukës-Krumë ,dhe Kukës-Ura e Zapotit, në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m, në Qafë Thore, në Vau i Dejes-Pukë-Kukës,Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë-Tropojë-Shipshan-Sopot-Kërrnaje, Bajram Curri-Fierzë.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme