Sarandë, aksident automobilistik, plagosen 3 adoleshentë, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e të martës në Sarandë. Në këtë aksident janë përfshirë 3 të mitur të moshave 13 dhe 15 vjeç, ku njëri prej tyre drejtonte një autoveturë dhe për shkaqe ende të panjohura, mjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua.
Sipas të dhënave të para të 3 adoloshentët janë plagosur, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
“Adoleshentet janë A.D-14 vjeç, F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç. 14 vjeçari A.D është në gjendje shumë të rëndë”, thuhet në informacionet e para nga vendngjarja.
Sipas bluzave të bardha të Sarandës, 14- vjeçari A. D., është i intubuar, pasi dyshohet për goditje të rëndë në kokë.
“Rreth orës 19:25, në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë, dyshohet se një shtetas i mitur, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi që dyshohet se drejtonte automjetin dhe 2 shtetas të tjerë të mitur që udhëtonin në automjet (të moshave 13-15 vjeç), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve. Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, informon policia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



