Karamuço: 3 kriminelë priten të dalin nga burgu para kohe. Hodaj: Thuaj emrat!

Aktualitet | 3 vite më parë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë se brenda 2 vjetësh do të dalin nga burgu  3 persona të rrezikshëm të krimit organizuar.

Në Shqipëri tha Karamuço në emisionin “3D”, prej vitesh nuk kemi pasur probleme me pa ndëshkueshmërin por me daljen para kohe nga burg  i personave të rrezikshëm.

“Prej vitesh ne kemi pasur probleme jo me pa ndeshkushmëri por me daljen para kohe nga burgu të eksponentëve shumë të rrezikshëm të krimit të organizuar. Dhe në dy vitet e ardhshme do të shikoni që do dalin dhe tre persona të tjerë, që nuk e mendonim që do dilnin nga burgu. 

I menjëhershëm ishte ndërhyrja e zëvendësministrit të Brendshëm, Julian Hodaj i cili i kërkoi Karamuço-s që të flas me emra konkret. 

Eksperti  nuk i tregojë emrat, por sipas tij, “do dalin me justifikimin e rishqyrtimit të dosjes, shkurtimi i dënimit dhe ka shumë arsye sepse i kanë rregulluar letrat”.

“Edhe Gjykata nuk ka çfarë të bëjë në këto kushtet sepse e tillë është trajtuar për mos pasur burgim të përjetshëm”, përfundoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme