Kasapi: “Metamorfoza 2”, pres të shoh drejtues policie dhe politikanë që përdorin “Sky”

Në emisionin ‘3D’ në RTSH, gazetari Julian Kasapi deklaroi se nëse në ‘Metamorfoza 2’ dalin emra policësh dhe politikanësh në “Sky”, ata duhet të largohen nga rradhët e policisë dhe nga politika.
“Po pres të dalë ‘Metamorfoza 2’, sepse kemi parë kaq sa kanë dalë dhe jemi habitur. Pres të shoh policë dhe politikanë në rrjetin “Sky”. Nëse dalin ata duhet të ikin. “Sky” na nxorri të vërtetën. Kur ish- drejtorit të Përgjithshëm të policisë i dolën e-maile ku thuhej se kishte përpjekje për të vrarë kryeministrin e Kosovës, personi i akuzuar vijon të jetë i lirë. Pres për të parë akoma më shumë nga ‘Metamorfoza 2’”, deklaroi Kasapi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




