“Gërdeci”-Shtyhet për në 30 nëntor seanca për Fatmir Mediun

Mungesa e dy avokatëve mbrojtës të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka sjellë shtyrjen e seancës për në datë 30 nëntor në orën 10:00. Gjykata ricaktoi avokat Artan Simonin.
Sakaq, GJKKO ka nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve të tragjedisë së “Gërdecit” në 2008-ën, ku humbën jetën 26 persona e u plagosën qindra të tjerë.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në shpërthimin e 15 marsit.
GJKKO ka pranuar më herët kërkesën që pjesë e seancave të jenë edhe familjarët e viktimave si palë e procesit ku gjykohet ish-ministri Mediu, vendim ky që u cilësua si një fitore nga ana e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




