Gjykata Kushtetuese kërkon themelimin e Forumit Kushtetues Ballkanik

Pjesëmarrësit në Forumin Kushtetues Ballkanik në Sofje nënshkruan të premten një Memorandum për themelimin e Forumit.
Me nënshkrimin e Memorandumit, përveç Gjykatës Kushtetuese Bullgare, në Forum u bashkuan zyrtarisht edhe juridiksionet kushtetuese të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Turqisë dhe Malit të Zi.
Kryetarët e Gjykatave Kushtetuese të Bullgarisë, Turqisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë nënshkruan dokumentin.
Forumi do të jetë një vend për shkëmbimin e praktikave më të mira, ideve dhe përvojës në drejtësinë kushtetuese ndërmjet juridiksioneve anëtare nëpërmjet organizimit të konferencave dhe eventeve të tjera në fushën e drejtësisë kushtetuese.
“Gjykatat kushtetuese janë vendosur gjatë dekadave të fundit si garantuesit kryesorë të shtetit ligjor dhe jo vetëm të kushtetutës”, tha ministri i Drejtësisë Atanas Slavov gjatë fjalës së tij të hapjes në takimin e parë vjetor të Forumit Kushtetues Ballkanik.
“Ligji i së drejtës dhe demokracia janë vlerat tona thelbësore”, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Mariya Gabriel në fjalimin e saj.
Duke iu drejtuar Forumit, zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Věra Jourová tha se diskutimet do të forcojnë kulturën e ligjit të së drejtës.
Jourová theksoi se qëllimi i aktivitetit ishte diskutimi i çështjeve kushtetuese dhe ligjore në nivel evropian dhe shtetëror, si dhe nevojës për te arritur një harmoni mes tyre.
Ajo e cilësoi ligjin kushtetues si një kartë vlerash, pasi gjykatat kushtetuese në vende të ndryshme janë mbrojtëset e fundit të të drejtave themelore.
Jourova paralajmëroi se shteti i së drejtës nuk duhet të merret si i mirëqenë pasi shpesh është subjekt i sulmeve.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



