Dosja “Partizani”/ Malltezi ankimon vendimin e GJKKO-së për “arrestin me burg”

Në limitin e afateve ligjore, avokatët mbrojtës të Jamarbër Malltezit kanë ankimuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, që e la atë në masën e sigurisë “arrest me burg” për dyshimet e korrupsionit dhe pastrimit të parave në dosjen “Partizani”.
Avokati mbrojtës, Klodian Skënderi u pa të dorëzonte këtë të premte apelimin për llogari të klientit të tij. Vetë Malltezi i cilësoi akuzat sulm politik, ndërsa akuzoi Prokurorinë e Posaçme se ka marrë për bazë “fotokopje” gjithçka ka thënë akuzuesi kryesor në këtë çështje, Taulant Balla.
Në të njëjtën dosje është edhe biznesmeni Fatmir Bektashi i cili, sipas prokurorëve, ka kryer korrupsion me Malltezin, por ky i fundit nuk e ka ankimuar vendimin e GJKKO për ta lënë atë me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Një ditë më parë, pas një seance maratonë me lojëra procedural mes avokatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gjykatës, gjyqtarja Irena Gjoka caktoi që ish-kryeministri të paraqitet pranë oficeres së policisë gjyqësore 2 herë në muaj. Gjithashtu atij ju ndalua edhe dalja jashtë vendit.
Gazetar: Kreshnik Mersinllari
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




