Operacioni kombëtar kundër kultivimit të kanabisit, Balla: 511 persona të arrestuar

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë me dije këtë të mërkurë (25 tetor) se 511 persona janë arrestuar në vend, si rezultat i operacionit kombëtar kundër kultivimit të kanabisit.

Në një postim në Facebook, Balla shkruan po ashtu se janë asgjësuar 293 mijë bimë narkotike.

“Policia e Shtetit po i ngre rezultatet e veta dita ditës në një nivel tjetër. Uroj që me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen e njerëzve, komuniteteve, të jemi fuqia e madhe e ndryshimit të mëtejshëm, që shqiptarët duan dhe meritojnë nga ne”, shkruan Balla.

Kujtojmë se Balla, në fjalën e tij me drejtuesit e  Drejtorive Vendore të Policisë kur mori postin e Ministrit, e vuri theksin pikërisht te lufta kundër kultivimit të kanabisit. Aksioni i policisë u shtri në të gjithë vendin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme