Rama: Shqipëria pret në 2024 takimin e 70-të të Komisionit për Evropën të OBT-së

Aktualitet | 3 vite më parë

Shqipëria do të presë pranverën e vitit 2024, takimin e 70-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit.

Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama, teksa ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga të ndryshme nga Shqipëria.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë të prezantimit të Shqipërisë, për herë të parë në histori, si vendi pritës i takimit të shtatëdhjetë të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit që do të mbahet në Tiranë pranverën e vitit 2024, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Mbi 40 ministra, nga të gjitha vendet e kontinentit evropian, ministra të turizmit, do të vijnë në Shqipëri për të bërë mbledhjen dhe për të marrë vendime të rëndësishme për rajonin, Mesdheun dhe Evropën në fushën e turizmit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme