Moti – Dita e sotme me temperaturat deri në 31 gradë, erë e vrullshme në brigjet e detit Jon

Rajonet e mesdheut do të ndikohen nga fluksi i rrymave ajrore të nxehta nga Afrika, duke sjellë temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.
E Premte, 20 Tetor 2023
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do te jetë e vrullshme me drejtim jug (S) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 -7 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 10/26°C
- Zonat e ulëta 14/31°C
- Zonat bregdetare 18/30°C
Kosovë
Kosova për dt. 20 Tetor 2023 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 14°C në mëngjes deri në 24°C -28°C gradë Celcius në mesditë.
E Shtunë, 21 Tetor 2023
Moti do të jetë me vranësira rreshje shiu dhe stuhi të forta në mbrëmje. Era do te jetë e vrullshme me drejtim jug-lindje (SE) me shpejtësi 15-30 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7 -8 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur..
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 12/26°C
- Zonat e ulëta 14/29°C
- Zonat bregdetare 18/28°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




