Aksident në rrugën Kuçovë-Belsh, humb jetën një 37-vjeçar

Një 37-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës (14 tetor), si pasojë një aksidenti. Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua në aksin rrugorë Kuçovë-Belsh, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi K. K., 22 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.
Nga përplasja, ka ndërruar jetë në vendngjarje 37-vjeçari me inicialet U. Sh., banues në Belsh, pasagjer në automjet.
Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër në automjet, një 14-vjeçar, fatmirësisht nuk morën plagë nga aksidenti.
Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi automjetin nga drejtuesi, ndërsa hetimet vijojnë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



