Kuqezinjtë me një këmbë në Euro 2024, Shqipëria mposht Çekinë 3–0

Aktualitet | 3 vite më parë

Kombëtarja “Kuq e Zi” ka ngritur peshë stadiumin “Air Albania” si dhe mbarë  Shqipërinë mbrëmjen e së enjtes, duke fituar me një rezultat të pastër ndaj Çekisë me rezultatin 3-0.

Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Jasir Asani (1) dhe Taulant Seferi (2). Me këtë fitore Shqipëria është një hap më pranë Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.

Siparin e golave e ngriti fillimisht në minutën e 9 Asani, me një gol spektakolar, duke rritur pritshmëritë për një rezultat pozitiv të kombëtares në sfidën plot emocione.

Asani bëri thuajse të njëjtën lëvizje si me Poloninë, duke lëshuar të majtën ‘vrastare’ duke e dërguar topin në rrjetë.

Pas golit, çekët ushtruan presion në gjysëmfushën tonë, por pa mundur të kishin ndonjë rast të pastër shënimi.

Ndërsa loja ishte përqëndruar në gjysëm fushën tonë, ishte Seferi ai që nëpërmjet një kundërsulmi shënoi golin e dytë në minutën e 51, si dhe duke vulosur më pas rezultatin e ndeshjes në 3 me 0 në minutën e 73, me një kundërsulm që pati protagonist Dakun në krahun e djathtë të sulmit, i cili me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.

Kjo ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme në rrugëtimin tonë për në Evropian. Kuqezinjtë ndodhen tashmë në vendin e parë në grupin E me 13 pikë, ndërsa çekët, të cilët kanë një ndeshje më pak mbeten në kuotën e 8 pikëve.

Rama: Le të shkojmë në Euro

Fitorja e kombëtare është uruar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili, nëpërmjet një postimi në Facebook është mjaftuar ta përshkruajë gjitthë entiziazmin: Le të shkojmë në Euro Shqipëri. 

”LET’S GOOOO TOOO EUUUUR ALBAAAANIIIIAAAAA,” uron Rama. 

Ndërsa presidenti Bajram Begaj shtoi: “Fitore të merituara nga djemtë tanë!“

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme