Pastrimi i policisë i vonuar/ Ekspertët e sigurisë propozojnë të hetohet përtej oficerit

Aktualitet | 3 vite më parë

Teksa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka në duar 84 dosje për efektivë blu që po skanohen për bashkëpunim me krimin, ekspertët thonë se ky proces duhej të kishte nisur prej kohësh.

“Duhet të kishte filluar me kohë, SPAK po tregon se po shtrin aktivitetin e vet edhe brenda strukturave  të veta“, shprehet eksperti.

“Do ta quaj vetëpastrim kur do të kishte evidentuar raste të kësaj natyre me prova dhe fakte.”

“Duhet të godasim inkriminimin dhe jo korrupsionin. Dekonspirimi është është akt inkriminimi jo korrupsioni“, shprehen ekspertët. 

Sipas tyre, goditjet duhet të intensifikohen, si e vetmja mënyrë për një organizatë policie të pastër dhe në shërbim të qytetarëve.

Brenda pak kohësh janë arrestuar disa eksponentë të lartë të Policisë, ku më i fundit ishte shefi i komisariatit Kurbin apo ai i Forcës së Posaçme Operacionale, por AMP do të japë vendime për secilin prej 84 dosjeve që ka në duar, ndërsa ka një rezultat për 40 dosjet e para.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme