Akuzat për blerje votash/ Seanca ndaj Fredi Belerit, avokatët mbrojtës dalin me 2 kërkesa

Ka përfunduar seanca e parë e shqyrtimit të çështjes së Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, ku avokatët mbrojtës kanë dalë me dy kërkesa.
Avokatët kërkuar zëvendësimin e anëtares së trupit gjykues, avokates Etleva Deda për papajtueshmëri pasi ka dhënë më herët një vendim për Belerin, si dhe cilësimin e pavlefshmërisë të përgjimeve të bëra ndaj Belerit, me pretendimin se janë bërë jashtë procedurave.
Seanca e ardhshme ndaj Belerit është caktuar për më 17 tetor, ku do bëhet ose jo pranimi i paligjshmërisë për përgjimet e kryera ndaj tij.
SPAK-u e ka ngarkuar Belerin me veprën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme rezulton se Fredi Beleri ka premtuar 50 euro për çdo person që do të votonte për të.
Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e dosjes për gjykim, ndërkohë që Beleri ka kërkuar 6 herë zëvendësimin e masës së arrestit me burg me një masë më të lehtë, por kërkesa është refuzuar nga gjykata.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




