Droga në shkolla/ Task Forca në Shkodër gjen shenja të përdorimit të lëndëve narkotike

Aktualitet | 3 vite më parë

Me fillim e vitit të ri shkollor, me urdhër të ministrisë së mbrojtjes edhe në Shkodër u ngrit Task Forca e cila monitoron institucionet shkollore dhe perimetrin e sigurisë.

Në cilësinë e drejtueses së Task Forcës, Prefektja Majlinda Angoni tha se në 3 shkolla që janë hasur problematika kontrollet po vijojnë dhe aty janë instaluar efektivët e sigurisë.

Qëllimi është ndalimi i vatrave në afërsi të shkollave ku konsumohët duhan apo lëndë narkotike, si dhe ofrimi i sigurisë duke eleminuar aktet e dhunshme.

“Në shumë shkolla është vendosur edhe inspektori social që ndihmon për identifikim sa më të hershëm të  këtyre konflikteve. Do të jetë inspektori, mësuesi, polici i zonës, të cilët në raste të tilla do të marrin sinjalin e menjëhershëm dhe duke ndërhyrë menjëherë”, u shpreh Angoni.

Bashkive u është lënë detyrë vendosja e kamerave të sigurisë të cilat do të monitorohen vazhdimisht.

Në 2 gjimnaze dhe një shkollë 9-vjecare në afërsi të institucioneve shkollore u gjeten gjurmë të lëndëve narkotike, në këto shkolla është përqendruar edhe puna në vijim. Por monitorimi sipas Angonit do të vijojë përgjatë gjithë vitit.

Gazetare: M. Gjoni   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme