Sëmundjet e kafshëve, Ministria e Bujqësisë merr masat parandaluese: Nuk ka rrezik për njerëzit

Nuk ka në Shqipëri shfaqje të murtajës afrikane të derrave, në ndërkohë që në pothuajse të gjithë shtetet në rajon, sëmundja e rrezikshme është një kërcënim serioz, që mund të shkaktojë dëme ekonomike të konsiderueshme.
Ministria përgjegjëse për bujqësinë ka lajmëruar industrinë e mbarështrimit të derrave.
Në Shqipëri mbarështohen më shumë se 80 mijë derra të butë dhe janë llogaritur edhe rreth 4 mijë derra të egër që janë të ekspozuar ndaj sëmundjes së rëndë.
Drejtoria përgjegjëse në ministri, por edhe Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore, synojnë të kontribuojnë në parandalimin e sëmundjes.
Kjo sëmundje është shumë ngjitëse po përhapet në rajone anembanë Evropës, që më parë ishin të paprekura. Sëmundja mund të marrë disa vite për t’u eleminuar.
Aktualisht, nuk ka vaksina të miratuara kundër murtajës afrikane të derrave në Evropë, kështu që një shpërthim mund të rezultojë në therjen e një numri të madh të derrave që rriten në fermat e zonave të prekura.
Virusi është i padëmshëm për njerëzit, por shkakton probleme të konsiderueshme socio-ekonomike në shumë vende.
Zonat e prekura nga kjo sëmundje përballen me humbje të konsiderueshme financiare për shkak të humbjes së kafshëve, kufizimeve në eksportet e kafshëve dhe mishit dhe kostos së masave të kontrollit.
Gazetar: Bardhi Sejdarasi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




