Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare

Gadishulli i Ballkanit do të jetë në ndikimin e masave ajrore më të freskëta në lartësi ku priten vranësira mesatare deri të dendura.
E Martë, 10 Tetor 2023
Moti do të jetë me kthjellime në mëngjes. Gjatë drekës vranësira mesatare deri të dendura në zonën qëndrore. Era do te jete me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 5- 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2-3 me lartësi vale 0,3-0,6 metër në det të hapur. Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 8/24°C
- Zonat e ulëta 12/30°C
- Zonat bregdetare 17/28°C
Kosovë
Kosova për dt. 10 Tetor 2023 do të ketë kthjellime dhe vranësira mesatare.Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 12°C në mëngjes deri në 23°C -26°C gradë Celcius në mesditë.
E Mërkurë, 10 Tetor 2023
Moti do të jetë me kthjellime në mëngjes. Gjatë drekës vranësira mesatare në juglindje. Era do te jete me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2-3 me lartësi vale 0,4-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 10/24°C
- Zonat e ulëta 11/31°C
- Zonat bregdetare 17/29°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



