“Loja e dyfishtë”/ Goditet grupi i trafikut të drogës në Itali, sekuestrohen 50 kg kokainë, arrestohen 3 shqiptarë

Shkatërrohet grupi i trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali.
Antimafia italiane në bashkëpunim me Komandën Provinciale të Ankonës, finalizuan operacionin e koduar “Loja e dyfishtë”, që çoi në shkatërrimin e 50 kg kokainë, ndërsa synohej trafikimi i 700 kg kokainë dhe heroinë në total që kapte vlerën e 35 milionë eurove.
Autoritetet italiane kanë ekzekutuar 3 urdhra arresti ndaj 3 shqiptarëve, të cilët janë ekstraduar nga Shqipëria, Belgjika dhe Spanja, si dhe ndaj një shtetasi italian.
Shqiptarët janë kapur sapo kanë mbërritur në aeroportin Fiumicino Romë e Linate të Milanos.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




