Parandalohet vrasja në Durrës/ 37-vjeçari kapet me armë zjarri me silenciator

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia e shtetit ka parandaluar një vrasje e cila do të kryhej nga një 37-vjecar me precedent të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri të lartë, i pajisur me armë zjarri “Scorpion” me silenciator, ishte rrugës duke shkuar për të vrarë një person.

Policia në bazë të informacioneve, e kanë lokalizuar automjetin me të cilin po lëvizte A. M, 37 vjeç, në lagjen nr. 15., së bashku me 29-vjeçarin K. K, dhe u kanë kërkuar të ndalojnë por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por nuk ka mundur dot pasi është bllokuar nga shërbimet e Policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme