Moti i qëndrueshëm me diell, temperaturat në rritje

Anticikloni subtropikal po fuqizohet në Europën perëndimore, ku pritet të zgjerohet drejt mesdheut duke sjellë stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë..
Enjte, 28 Shtator 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 8 -12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 13/26°C
- Zonat e ulëta 15/31°C
- Zonat bregdetare 18/30°C
Kosovë
Kosova për dt. 28 Shtator 2023 do të ketë mot kthjellime dhe vranësira të pakta .Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C – 14°C në mëngjes deri në 23°C -26°C gradë Celcius në mesditë.
Premte, 29 Shtator 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 13/26°C
- Zonat e ulëta 16/31°C
- Zonat bregdetare 20/30°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




