Basha takohet me pedagogët e Universitetit të Shkodrës: PD, prioritet edukimi i brezit të ri

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit të tij të takimeve është ndalur sot në Shkodër ku  është takuar me një grup pedagogësh të rinj të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Në një postim në rrjetin social facebook, Z. Basha shkruan se gjatë takimit ka diskutuar për sfidat me të cilët përballet arsimi shqiptar.

Ai u shpreh se edukimi i brezit të ri, modernizimi i tij dhe rishikimi i teksteve shkollore është një nga prioritetet më të mëdha të Partia Demokratike e Shqipërisë.

“Këtë mëngjes në Shkodër, në takim me pedagogë të rinj, për të diskutuar sfidat e mëdha që ka arsimi shqiptar. Edukimi i brezit të ri, modernizimi i tij, rishikimi i teksteve shkollore, në përmbajtje edhe në formë, është një nga prioritetet më të mëdha të Partia Demokratike e Shqipërisë për të ndërtuar dhe garantuar një të ardhme më të mirë”, -shkruan z. Basha në facebook..

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme