VIDEO/ Vatra zjarri në Fier, Lezhë dhe Lapardha, rrezikohen biznese dhe banesa

Aktualitet | 3 vite më parë

Një sipërfaqe me shkurre është djegur në Fier, duke rrezikuar një banese. Zjarri ka rënë në Lagjen “1 Maj “, pranë varrezave të dëshmorëve. Nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa zona në fjalë është mbuluar nga tymi.

Zjarri ka rrezikuar një banesë, por u arrit të shnangej falë ndërhyrjes në kohë të zjarrefikësve. E gjithë zona u mbulua nga tymi dhe hiri duke u kthyer në problem shqetësues për banorët.

 Vatër zjarri edhe në Darzezë, rrezikohet pylli me pisha

Ndërkohë një vatër zjarri është aktivizuar në Darezezë të Fierit, në zonën e quajtur Pertiq. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar pyllin me pisha.  Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje në përpjekje për të neutralizuar flakët, të cilat ndodhen pranë një zone të banuar. Në ndihmë të tyre janë angazhuar me mjete rrethanore edhe banorë të zonës.

Zjarr i qëllimshëm në Lapardha

Zjarr ka rënë edhe në zonën me ullishte në fshatin Lapardha. Dhjetëra zjarrëfikës në zonë kanë lokalizuar flakët.Sipas zjarrëfikësve, zjarri ka qënë i qëllimshëm.

Zjarri ka nisur fillimisht në ullishten në pronësi të shtetasit Klodjan Gjeçollani në lagjen Qoshkë dhe më pas, si pasojë e erës dhe e temperaturave të larta, zjarri është përhapur me shpejtësi drejt ullishteve të tjera. Dhjetëra forca zjarrëfikëseje u nisën drejt zonës së zjarrit dhe në pak minuta u bë i mundur lokalizimi i flakëve dhe shuarja e plotë e zjarrit.

Nga flakët u përfshi një sipërfaqe prej rreth 1 ha me shkurre e ferra dhe disa rrënjë ullinj. Burime të zjarrëfikësve në vendngjarje konfirmojnë se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe për kqyrjen e vendit të zjarrit në zonë kanë mbërritur edhe ekspertë të policisë.

Lezhë, zjarr përgjatë segmenteve rrugore  

Nje zjarr ka rënë edhe në anë të rrugës kryesore në hyrje të qytetit të Lezhës.

Flakët kanë përfshirë bimësinë në anë të rrugës, duke u përhapur me shpejtesi dhe duke vënë në rrezik edhe nje fabrikë këpucësh që ndodhet aty pranë.

Zjarfikesit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për venien nën kontroll të zjarrit.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme