FOTOT/ Shkodër, të shtëna me armë zjarri në fshatin Hoti i Ri, vritet Valter Fierza

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur të enjten në mbrëmje në fshatin Hot i Ri, në Njësinë Administrative Rrethina në Shkodër. Nga raportimet e para mësohet se nga të shtënat me armë ka humbur jetën një shtetas.
Sipas të dhënave nga vendngjarja, të raportuara nga policia, viktima është Valter Fierza 35- vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Nuk dihen ende rrethanat e shkaqet e kësaj ngjarje që ka tronditur zonën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes, si dhe zbulimin e autorit/ autorëve të mundshëm.
“Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.




/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




