Dubai, “parajsa” e kriminelëve/ Ministria e Drejtësisë bën propozimin për Emiratet

Dubai është konsideruar deri tani si “parajsa” e personave me rekorde të theksuara kriminale nga Shqipëria.
Kjo ka bërë që ministria e Drejtësisë të dorëzojë tri draftmarrëveshje që lidhen me ekstradimet në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për t’ia përcjellë Emirateve të Bashkuara Arabe.
Burime nga Ministria e Drejtësisë thanë për RTSH-në se qëllimi i tyre është ekstradimi i të dënuarve dhe personave në kërkim që strehohen në këtë shtet, me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje.
Gjithashtu në draft parashikohen edhe bashkëpunime në fusha të tjera penale.
Pas kësaj faze, pritet edhe një qëndrim nga Emiratet e Bashkuara Arabe lidhur me kërkesën e bërë nga Shqipëria.
Gazetare: Flutura Tota
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




