Operacioni “Tempulli”, 74 të arrestuarit në Vlorë, Durrës e Korçë njihen me masën e sigurisë

74 katër të arrestuar në Korçë, Durrës e Vlorë, në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli” u njohën me masën e sigurisë nga togat e zeza.
Në Vlorë ishin 18 persona të arrestuar, në Korçë 16 dhe në Durrës 30 që u njohën me masë e sigurisë.
Nga megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, në të gjithë vendin, u ekzekutuan 216 masa sigurie dhe u arrestuan në flagrancë 30 shtetas.
Gjatë këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në banesa dhe në ambiente të tjera, janë sekuestruar: -13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike); -134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza;
225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë;
Gjithashtu, janë sekuestruar 4 motomjete, 12 targa, pajisje si të Policisë dhe dokumente false.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




