Incineratori i Fierit/ Në GJKKO ish-ministri Koka dhe ish-sekretari i tij, Bllako

Prej orës 10 të mëngjesit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka nisur seancën për aferën e dyshuar të incineratorit të Fierit.
Seanca u vendos në datën 24 korrik dhe të pandehur janë 15 persona, mes tyre ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Alqi Bllako.
Të mërkurën (6 shtator) ka vijuar mbrojtja nga vetë ish-ministri Koka, për të cilin Prokuroria kërkon dënimin me 10 vjet burg për shpërdorim detyre.
Deri tani është kryer mbrojtja e 8 të pandehurve nga 15 të përfshirë gjithsej.
Të njëjtët individë do të përgjigjen edhe javën tjetër për sa i përket incineratorit të Elbasanit, megjithëse Prokuroria e ka dhënë pretencën, mbrojtja është kryer dhe pritet vendimi i gjykatës.
Ish-ministri Koka i ka mohuar akuzat e ngritura kundër tij, duke i konsideruar një çështje politike të nisur nga partia ku ai aderonte më parë, LSI-ja.
Gazetar: Kreshnik Mersinllari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




