Tiranë, parakalim i gabuar makinat përplasen me autobuzin tek “Rruga Bardhyl”

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e të martës në Tiranë, ngjarje e cila ka pasur vetëm dëme material dhe jo në njerëz. Policia bëri të ditur se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar nga një makinë në rrugën Bardhyl.
Drejtuesi R.M, duke drejtuar makinën e tij ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një tjetër makinë të parkuar dhe autobusin e linjës së Unazës.
“Më datë 05.09.2023, në Rrugën Bardhyl, shtetasi R. M., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet të parkuar dhe me autobusin e linjës së Unazës, me drejtues shtetasin B. K. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”,- përfundon njoftimi i policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




