Cërrik, ndezi zjarr nga pakujdesia dhe dogji sipërfaqe të tëra toke, prangoset 43- vjeçari

Pakujdesia në ndezjen e një zjarri i ka kushtuar prangat një 43- vjeçari në Cërrik. Sipas policisë, një ndezje zjarri nga pakujdesia, i cili për pasojë ka djegur sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë, ka çuar në pranga një 43-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, pas njoftimit për një vatër zjarri në fshatin Qyrkan, njësia administrative Klos, kanë shkuar menjëherë në këtë zonë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe arrestimin e autorit/ëve.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të këtij rasti zjarrvënieje, shtetasit H. Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Lumas, Cërrik.
“Ky shtetas, dyshohet se nga pakujdesia (hedhja e një cigareje të ndezur), ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur disa sipërfaqe të mbjella, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon sërish për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




