PPE rezolutë për “Belerin”: U shkel ligji, të drejtat e minoritetit grek. Të betohet!

Aktualitet | 3 vite më parë

Partia Popullore Europiane (PPE) i ka dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë, se nuk po respekton ligjin për çështjen e Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës, që ndodhet aktualisht në paraburgim.

Partia greke në pushtet, Demokracia e Re, dorëzoi të martën (5 shtator) rezolutën për Asamblenë Politike të PPE-së, e cila u miratua nga të gjitha forcat pjesëmarrëse në të.

Grupimi i qendrës së djathtë thekson se arrestimi i Fredi Belerit është kryer duke mos respektuar të drejtat themelore të minoritetit grek dhe të drejtën për t’u prezumuar i pafajshëm, dhe se ky nuk është shembulli që duhet të ndjekë Shqipëria, e cila edhe aspiron Bashkimin Europian.

PPE-ja i bën thirrje Shqipërisë të respektojë rezultatin e zgjedhjeve lokale të majit, të cilat nxorën fitues Belerin.

“Autoritetet shqiptare duhet të sigurojnë që votuesit ta ushtrojnë të drejtë themelore demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kushdo duhet t’i bindet ligjit, rregullave zgjedhore si edhe normave kryesore ndërkombëtare.

Apelojmë autoritetet shqiptare të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit 2023 dhe prezumimin e pafajësisë për çdo individ të akuzuar dhe të marrin gjithë hapat e nevojshëm – qoftë legjislativë, qoftë administrativë apo të tjerë – për të siguruar që kryebashkiaku i zgjedhur të bëjë betimin, pa u penguar nga procesi gjyqësor,” përfundon rezoluta e Partisë Popullore Europiane.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme