Irani: MEK, organizatë terroriste. Shqipëria ta marrë seriozisht, janë kërcënim për sigurinë tuaj

Politikë | 3 vite më parë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kana’ani ka reaguar për zhvillimet e fundit në bazën e organizatës terroriste Mojahedin-e Khalq në Manëz dhe ka nënvizuar se Shqipëria duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet e MEK-ut.

Sipas Ministrisë së Jashtme iraniane përbëjnë kërcënim për sigurinë e Shqipërisë për shkak të natyrës dhe mënyrës së grupimit të tyre.

“Elementët e grupit terrorist anti-Iran Mojahedin-e Khalq (MKO i njohur gjithashtu si MEK, NCRI ose PMOI) do të përbëjnë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e mikpritësit të tyre për shkak të natyrës së tyre terroriste”, shkroi në Twitter, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Kana’ani.

Sipas Ministrisë së Jashtme iraniane, kjo është edhe arsyeja se pse qeveria irakiane i dëboi dhe qeveritë e tjera refuzuan t’i pranonin.

“Shpresojmë që qeveria shqiptare të korrigjojë gabimin e saj në pritjen e këtyre terroristëve”, ka theksuar ai.

Policia shqiptare ushtroi dje një kontroll të gjerë në kampin e Muxhahedinëve në Manëz pasi dyshohet se ata janë përfshirë në sulme kibernetike kundër institucioneve sbhqiptare.

Policia hasi në rezistencën e banorëve të këtij kampi, ku një person mbeti i vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Forcat e policisë ndërhynë në kamp pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) që autorizoi operacionin për shkak të shqetësimeve se MEK ishte përfshirë sulme kibernetike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme