Korçë/ 1000 euro një vend në furgon, arrestohet shoferi që transportonte emigrantë

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 28-vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi po transportonte me furgon, 25 emigrantë të paligjshëm, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së, kundrejt një pagese 300-1000 euro secili.  

Në pranga ra S. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë. 

Fillimisht, 28-vjeçari tentoi t’i ikë bluve duke mos iu bindur urdhrit të Policisë, ndërsa u ndalua më pas në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Qukës”, pranë fshatit Golik, Pogradec.

“Shtetasi S. Z., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit në automjetin furgon tip “Benz”, u gjetën 25 emigrantë të paligjshëm”, njofton policia.      

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme