Zgjedhjet lokale, mbërrijnë materialet zgjedhore në Kukës

Në Kukës kanë mbërritur materialet zgjedhore pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve të cilat më pas do të shpërndahen në 73 qendrat e votimit të Bashkisë Kukës.
Kryetari i KZAZ- 11 Ilir Nerguti shprehet se të gjitha materialet kanë ardhur dhe se do bëhet shpërndarja të shtunën në qendrat e votimit.
Qendra e Numërimit të Votave do të jetë në palestrën e shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” ndërkohë që 45 mijë 855 qytetarë më të drejtë vote të Bashkisë Kukës me 14 maj do t’i drejtohen 73 qendrave të votimit.
Gazetar: Norel Zaimi
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



