Shqiptari vret me thikë vajzën e tij 16-vjeçare dhe italianin, e mitura hyn të mbrojë nënën por gjen vdekjen

Aktualitet | 3 vite më parë

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur zonën e Foggias së Italisë ku një shqiptar 45-vjeçar ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një shtetas italian, 51-vjeç, i quajtur Massimo De Santis. Ndërsa ka mbetur e plagosur edhe gruaja e shqiptarit.  

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në zonën e Foggias, ku shqiptari ka lënë të vdekur vajzën e tij dhe italianin, ndërsa është plagosur gruaja e tij.

Mediat italiane shkruajnë se kur vajza ka parë të atin me thikë për të goditur gruan e tij, ajo ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën e saj 39-vjeçare por ka gjetur vdekjen. Ndërsa goditje ka marrë edhe edhe e ëma e cila ka përfunduar në spitalin e Foggias.

45-vjeçari është vendosur në pranga nga policia. Sipas hetuesve italianë ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkaqe xhelozie të 45-vjeçarit ndaj gruas së tij dhe tregtarit Italian 51-vjeç.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme