Gjendet motori që përdori ekzekutori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj

Policia gjen motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e biznesmenit nga Shëngjini, Ardian Nikulaj. Motori u gjet në afërsi të banesës së Edmond Haxhisë, shqiptari me shtetësi dhe britanike i shpallur në kërkim si organizatori, porositësi dhe financuesi i vrasjes.
Motori u gjet disa metra larg shtëpisë së tij në fshatin Kakarriq, në afërsi të lumit Drin.
Vrasja ndodhi reth orës 13:25, të 19 prill 2023 në ambientet e lokal “Coral” në Shëngjin. Sipas policisë ekzekutori shtetasi portugez, Ruben Saraiva i veshur me jelek fosforeshent dhe me skafandër në kokë pasi kreu krimin në ambientet e lokal “Coral” në Shëngjin u largua me motomjetin e sekuestruar tashmë si provë.
“Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj” informoi sot polici e Lezhës
Policia vijon punën për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së vrasjes së kryer më 19 prill, në Shëngjin.
Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Mendohet se ekzekutori portugez dhe 4 britanikët dhe Edmond Haxhia të cijët janë shpallur në kërkim janë larguar nga Shqipëria dhe policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Në kërkim:
1. Edmond Haxhia, shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike
2. Ruben Saraiva, shtetas portugez, i dyshuar si ekzekutori
3. Harry Simson, shtetas britanik,
4. Harriet Bridgeman, shtetase britanike,
5. Thomas Mithan, shtetas britanik,
6. Steven Hunt, shtetas britanik
Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Vrasja sipas policisë ka motive gjakmarrjeje. Edmond Haxhia, i cili dyshohet se është dhe porositësi i krimit, është djali i dajës së Gëzim Lekstakajt, i vrarë në 1996. Në 1996 Ardian Nikulajt i vrasin të vëllanë pas një konflikti në një karburant. Pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, nipi i familjes. Në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj. Ndërsa në 19 prill 2023 vritet Ardian Nikulaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



