Këshilli Kombëtar i Punës, Ibrahimaj dhe Kumbaro: Po punojmë për një strategji për rritjen e pagave edhe në sektorin privat

Reforma në sektorin e pagave ishte në qendër të diskutimeve të Këshillit Kombëtar të Punës.
Këshilli Kombëtar i Punës zhvilloi mbledhjen e tij të parë për këtë vit nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Ministrja informoi mbi nismat e fundit të ndërmarrë nga qeveria në kuadër të politikave të punësimit dhe rritjes se pagave që erdhën si domosdoshmëri jo vetëm e rritjes së inflacionit por edhe mungesës së fuqisë punëtore.
Ndërsa Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në fjalën e saj, theksoi nevojën që vjen nga sektori i turizmit për të gjetur punëmarrës të kualifikuar, si dhe nxiti bizneset të vlerësojnë forcat e punës.
Gjatë mbledhjes, u diskutuan edhe çështje të ndryshme nga punëdhënësit dhe punëmarrësit, sipas problematikave përkatëse.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




