Regjistër për shqiptarët e dënuar në botë

Aktualitet | 4 vite më parë

Qeveria shqiptare miratoi të mërkurën vendimin e posaçëm për krijimin e regjistrit elektronik me të dhënat e të dënuarve shqiptarë në botë.

Sipas vendimit të publikuar nga kryeministria ky regjistër është një bazë e të dhënave shtetërore, nëpërmjet së cilës grumbullohet informacioni i organizuar dhe i ruajtur në formë elektronike për ҫdo vendim penal të formës së prerë, të dhënë nga autoritetet e huaja ndaj shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj ose pa shtetësi, por me banim të përhershëm në shtetin shqiptar, ku përpunimi dhe përditësimi i tij kryhet nëpërmjet një sistemi kompjuterik.

Regjistri në fjalë përmban të dhëna që nga gjendja civile e të dënuarit, shteti ku është dënuar, vendimi i dhënë për të, vepra për të cilën është dënuar, shteti në të cilin është dënuar personi etj.

Regjistri i krijuar do të ndërlidhet edhe me regjistrin kombëtarë të Gjendjes Civile, atë të çështjeve gjyqësore dhe penale.

Ky regjistër elektronik i gjendjes gjyqësore të personave të dënuar jashtë vendit do të administrohet e mirëmbahet nga Ministria e Drejtësisë.

 

/ rtsh. al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme