Muaji i Frankofonisë/ Medalje vlerësimi për pedagogen e gjuhës frënge, Prof. Dr. Andromaqi Haloçi

Në kuadër të Muajit të Frankofonisë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi i akordoi medalje vlerësimi profesional pedagoges së gjuhës frënge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, Prof. Dr. Andromaqi Haloçi, për kontributin e dhënë në fushën e mësimdhënies së gjuhës frënge dhe formimin e vazhdueshëm të mësuesve të gjuhëve të huaja.
Në një postim në rrjete sociale, Kushi vlerësoi petagogen për kontributin me vlerë në hartimin e disa reformave të rëndësishme arsimore, veçanërisht për kurrikulën e gjuhëve të huaja me bazë kompetencën, si dhe në trajnimin e mësuesve të gjuhës frënge.
“Së bashku me koleget e saj të fakultetit e falënderuam Prof. Haloçin për bashkëpunimin e frytshëm, përkushtimin dhe integritetin e lartë në përmbushjen e angazhimeve profesionale. Figura të tilla të arsimit dhe shkencës janë modelet më të mira për të rinjtë e të rejat, pasi përcjellin vlera të vërteta për Shqipërinë”, shkruan ministrja.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




