Velipojë/ Dronët zbulojnë dy parcela me fidanë kanabisi, gati për tu kultivuar

Një operacion antikanabis ndërmarrë në Velipojë të Shkodrës çoi në asgjësimin e 2150 fidanë në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë, konkretisht 1900 fidanë në territorin e fshatit Luarzë dhe 250 fidanë në territorin e fshatit Reç, anës lumit Buna.
Operacioni u kodua “Njësia” “gjatë të cilit, falë përdorimit të dronëve, u evidentuan dhe u goditën 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike” informoi sot policia.
Gjatë kontrollit në territorin e fshatit Luarzë, u gjetën 1900 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë, pjesa më e madhe e tyre e mbuluar me plastmas. Ndërsa gjatë kontrollit në anë të lumit Buna, në territorin e fshatit Reç i vjetër, u gjetën 250 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë.
Një pjesë e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin F. B., 55 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. B., 37 vjeç, si autorë të dyshuar të kultivimit të fidanëve narkotikë cannabis sativa.
Operacioni vijon me identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Një ditë më parë në kuadër të një operacioni të ndërmarrë në Malësi të Madhe u zbuluan 27 sera me rreth 8 mijë fidanë kanabis.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



