Rama për “The Guardian”: Edhe ministrat e qeverisë në Shqipëri hasin vështirësi në marrjen e vizave për në Britaninë e Madhe

Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk e pranon mundësinë mundësinë që shqiptarët të kontrollojnë trafikun klandestin drej Britanisë së Madhe nëpërmjet ngushticës së La Manshit. ” Shqiptarët padyshim nuk e kontrollojnë La Manshin! Kjo është absurde!” i ka thënë zoti Rama gazetës britanike “The Guardian” e cila të enjten botoi shkrimin “Edi Rama, artisti i botës së politikës”.
Duke kujtuar përpjekjet mes autoriteteve britanike dhe atyre shqiptare për të luftuar së bashku kundër bandave kriminale, zoti Rama ka shprehur shqetësimin për lidhjen që ” bëhet mes të qenit shqiptar dhe kriminalitetit”.
Kryeministri shqiptar Rama, bashkëqytetarët e të cilit duhet të pajsen me vizë për të udhëtuar në Britaninë e Madhe, ka shprehur habinë e tij kur u pyet se pse shqiptarët po kalonin La Manshin me varka dhe nuk kalonin me avionë. “Ishte e vështirë të besohej kur e vërteta është se edhe ministrat e qeverisë në Shqipëri hasin vështirësi në marrjen e vizave për në Britaninë e Madhe” i tha zoti Rama ” The Guardian”.
Shkrimi i gazetës britanike publikohet ndërsa zoti Rama gjendet për një vizitë në Londër i ftuar nga kryeministri Rishi Sunak, vizita e parë e një kryeministri shqiptar me ftesë të qeverisë britanike.
Marrëdhëniet dypalëshe dhe veçmas emigracioni klandestin janë në qendër të takimeve.
/ rtsh. al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




