Kumbaro: FESTAForum dedikuar turizmit të qëndrueshëm

FESTAForum, një forum i dedikuar turizmit të qëndrueshëm, do të organizohet në Tiranë nga data 3 deri në 5 prill, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit.
Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në rrjetet sociale.
Duke ftuar qytetarët që të marrin pjesë në FESTAForum, zonja Kumbaro tha se në këtë forum do të ketë pjesëmarrës të nivelit të lartë ndërkombëtar dhe kolegë ministra nga Ballkani dhe Europa.
Në FESTAForum do të jenë të pranishëm ekspertë të turizmit si dhe donatorë dhe përfaqësuesit e brandeve hoteliere.
FESTAForum do të shërbejë për më shumë promovim për Shqipërinë në prag të nisjes së sezonit turistik”.
Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në FESTAforum në 3-5 prill, duhet të informohen dhe regjistrohen në adresën online https://tourismforum.al.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




