Kështjella e Durrësit së shpejti në dritë

Aktualitet | 4 vite më parë

Nuk është shumë e mirë gjendja e mureve rrethuese të kështjellës në Durrës, një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë sonë  kulturore. Mungesa e ndriçimit e bën atë të pafrekuentuar nga vizitorët në mbrëmje. Ndaj për të nxjerrë në pah madhështinë e këtij monumenti dhe kullave rreth tij, do të nisë puna për ndriçimin e tyre.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Durrës, Alban Ramohitaj  thotë se ky investim vjen si një risi për monumentet e trashëgimisë kulturore, ku do t’i shërbeje jo vetëm qytetarëve, por edhe turistëve.

Ramohitaj thekson se prej kohësh ka një vëmendje të shtuar për trashëgiminë kulturore, ku të gjitha objektet do të rijetëzohen.

Muret e antikitetit të vonë janë me kulla të rrumbullakëta katërkëndëshe dhe tetëkëndëshe dhe në mes të mureve janë portat hyrëse të qytetit. Ndriçimi i tyre është pjese e projektit të financuar nga qeveria shqiptare dhe përfitues do të jenë tre bashki në vend, përfshirë edhe Durrësin.

Investimi pritet të përmbyllet në fund të vitit dhe ka ka një vlerë kontrate me mbi 5 milion e 800 mije lekë. Përgjatë muajve të fundit,  qyteti antik është vizituar nga të paktën 20 mijë vizitore.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme